VMRO-DPMNE: Pendarovski dhe Kovaçevski nuk mund të amnistohen nga ngjarjet në Shkup dhe Tetovë!

LSDM: VIZITËN E KURTIT E ORGANIZUAN PARTNERËT JOFORMAL TË MICKOSKIT

VMRO-DPMNE vazhdon të reagojë lidhur me vizitën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Çair dhe Tetovë, njofton KlanM.

Sipas tyre, reagimet e Presidentit Pendarovski dhe Kryeministrit Kovaçevski nuk mund t`i amnistojnë nga ngjarjet në Shkup dhe Tetovë.

“Çdoherë kur në sipërfaqe dalin tradhëtitë dhe nënshtrimet e LSDM-së, arsyetohen me “vizita private”. Të aktrosh burrështetas është akt i turpshëm. LSDM-ja ka votuar për ndryshimin e emrave të rrugëve, kanë siguruar kordon policor për Kurtin. Është e qartë se BDI-ja dhe LSDM-ja me dështimin e politikave, nga “agjenda e gjelbërt” kalojnë në agjendë të krijimit të çështjeve ndëretnike” – tha Naum Stoilkovski.

Por, socialdemokratët mendojnë ndryshe. LSDM, sic njofton KlanM,  i bën thirrje Mickoskit që të mos fshehet dhe të del para opinionit dhe të përgjigjet për ngjarjet në Shkup dhe Tetovë, që sipas tyre, ishte në organizim të partnerëve joformal të koalicionit të Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së.

“Bilall Kasami u bë kryebashkiak me mbështetje dhe votat e DPMNE-së, kurse bashkëpunimi i tyre vazhdon në Këshillin Komunal, në Kuvend edhe për tema tjera. Mickoski propozoi Afrim Gashin për mandatar të ri të Qeverisë, kurse tani DPMNE pretendon se cënohet nga veprimi i tij” – thonë nga LSDM.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sic percjell KlanM, qëndroi për vizitë më Maqedoninë e Veriut kurse në Çair të Shkupit dhe në Tetovë u takua me një pjesë të liderëve të partive opozitare shqiptare. Një pjesë e analistëve por edhe politikanëve këtë vizitë e interpretuan si mbështetje për opozitën shqiptare në Maqedoni të Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share