VMRO-DPMNE: Oferta e BDI-së të debatohet edhe në organet e partisë së Ahmetit!

HUMBËSI TË TËRHIQET NGA POLITIKA?!

VMRO-DPMNE-ja shfaq dilema nëse oferta që humbësi në zgjedhjet të tërhiqet nga politika, është qëndrim personal i Kreshnik Bekteshit apo ofertë partiake e BDI-së.

Madje, nga opozita maqedonase pretendojnë se brenda integristëve ka rryma që dëshirojnë fundin e karrierës politike të liderit Ahmeti.

“Është e qartë se ka rryma në BDI që paralajmërojnë dhe duan fundin e karrierës politike të Ahmetit. Ne nuk e kundërshtojmë këtë. Sa I takon ofertës, VMRO-DPMNE-ja e ka të qartë se do të jetë fituese e zgjedhjeve. Shpresojmë se BDI nuk do të heq dorë nga kjo kërkesë, që humbësit të pensionohen nga politika dhe për këtë cështje do t`i inkurajojmë që jo vetëm përmes deklaratave, por këtë ta bëjnë edhe në suaza të organeve partiake” – tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër, BDI-ja përmend koordinimin e vazhdueshëm, sic thonë të opozitës shqiptare me liderin e VMRO-DPMNE-së dhe atë të “Levicës”.

BDI-ja këtë pohim e mbështet nga intervista e Hristijan Mickoskit në Klan Maqedoni, ku sic thuhet, ai i bën thirrje opozitës shqiptare që të mos merren me “kërkesa nacionaliste shqiptare”.

Sipas BDI-së, Mickoski, Apasievi dhe opozita shqiptare tashmë e kanë rrumbullakuar bashkëpunimin dhe të njëjtit me vetëdije janë rreshtuar KUNDËR Evropës dhe PËR Rusinë. Integristët thonë se kjo dëshmohet edhe me sulmet e fundit të koordinuara në adresë të Bujar Osmanit e të cilat qendrën e kanë në Beograd dhe Moskë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share