Tetovë / Policia ndalon anesteziologun që filmoi pacientët në sallë operacioni

Ndalohet anesteziologu që filmonte dhe publikonte pacientët në “Tik Tok”. Kështu njoftuan sot nga MPB, përcjell KlanM.

Një video në “tik tok” u komentua shumë në rrjet pasi një anesteziolog në Spitalin e Tetovës kishte xhiruar lehonat në sallën e operacionit dhe të njejtat pamje i ka publikuar.

“Më 14.04.2023, në ora 23:40, në Odri të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personin V.D. (43), duke vepruar pas raportimit të P.V., drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës, se V.D., i punësuar si anesteziolog në këtë spital, ka filmuar dhe publikuar përmes rrjetit “Tik Tok” stafin mjekësor dhe pacientët të cilëve iu është ofruar ndihma mjekësore. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share