Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e ka akuzuar MPB-në për paaftësi në lidhje me denoncimet e rrejshme për bomba.
Nga kjo parti thonë se Qeveria nuk është në gjendje të sigurojë paqe në vend.
“Situata me denoncimet e rreme për bomba është alarmante dhe MPB-ja ka pesë muaj që nuk ka mundur të zbulojë autorët. 33 denoncime të reja për bomba të rreme në shkolla në mbarë Maqedoninë tregojnë se sistemi i sigurisë është plotësisht i shkatërruar. MPB-ja dhe Spasovski nuk po bëjnë asgjë. Për pesë muaj me radhë Maqedonia është shënjestër e raportimeve të rreme dhe Oliver Spasovski jo vetëm që nuk mund të gjejë se kush i dërgon, por as që ka marrë përgjegjësi. Madje, muaj më parë një numër i madh i objekteve publike, Aeroporti i Shkupit, Stacioni Hekurudhor, objektet komerciale, institucionet shtetërore ishin nën kërcënimin e bombave”.
“Qeveria, Kovaçevski dhe Spasovski nuk janë në gjendje të sigurojnë paqe, as të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe shtetit. E gjithë kjo situatë shkakton frikë dhe panik jo vetëm te nxënësit dhe prindërit e tyre, por edhe te të gjithë qytetarët. Në vend të tavolinave shkollore, nxënësit janë jashtë me temperatura nën zero, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme inspekton shkollat. Nuk ka tekste shkollore, por prandaj ka kërcënime të rreme me bombë. Po humbet orët e mësimit dhe ministri i Arsimit Jeton Shaqiri në vend që të thotë se do të kompensohen orët e humbura, duhet të kërkojë nga kolegu i tij Spasovski që të kuptojë se kush qëndron pas këtyre raportimeve të rreme për bomba”, thuhet në njoftimin e partisë.