Osmani: Kryesimi me OSBE-në mirënjohje për sukseset e shtetit

KOJA: FOKUSI I PRESIDENCËS DUHET TË JENË PËRFITIMET QË KA OSBE PËR SHTETET ANË

Misioni i OSBE-së në Shkup organizoi ngjarje me rastin e shënimit të 30-vjetorit të partneritetit të Maqedonisë së Veriut dhe OSBE-së. ‘Është obligim, por edhe privilegj i cili do ta tregojë pasqyrën tonë të vërtetë para botës, cilët jemi dhe cilat janë vlerat tona – paqja, stabiliteti, sundimi i së drejtës, demokracia dhe atë përmes dialogut dhe kompromisit, kështu u shpreh  ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ngjarjen “Maqedonia e Veriut dhe OSBE: 30 vite partneritet”.

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani vlerson se mundësia që Maqedonia e Veriut të kryesojë në vitin 2023 me OSBE-në është mirënjohje e sukseseve të shtetit i cili, sipas tij, i ka arritur qëllimet e veta strategjike përmes modelit të vet unikat të zhvillimit, në kontekst të rëndë rajonal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 “Maqedonia e Veriut është shtet i cili i arriti qëllimet e veta strategjike dhe një model unik i zhvillimit të shtetit edhe atë në kontekst të vështirë rajonal, në fqinjësi të vështirë, në kompozicion të komplikuar të brendshëm. Ajo sot është model unik i demokracisë funksionale multietnike, shembull për kulturë të kompromisit për pajtim me fqinjët, vend i cili ka demokraci vitale dhe mundet atë përvojë të veten dhe kapacitetin me kryesimin ta bartë në këtë platformë të rëndësishme të OSBE-së, thelbi i së cilës është ta sigurojë dhe ruajë paqen”, tha ministri Osmani.

Ambasadorja e misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, Clemens Koja, duke njoftuar autoritetet e vendit lidhur me rekomandimet në marrjen e presidencës vitin e ardhshëm, theksoi se fokusi duhet të jetë në ndikimin dhe përfitimet që ka puna e OSBE-së për vendet anëtare dhe qytetarët që jetojnë në to.

– Siç e dini tashmë, anekset në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit përfshijnë detyra specifike për OSBE-në dhe disa nga aktivitetet më të rëndësishme të Misionit tonë ishin të lidhura me ato detyra. Natyrisht, ne të gjithë e dimë se miratimi i ligjeve është shpesh shumë më i lehtë se zbatimi i tyre, gjatë gjithë viteve të punës, Misioni ynë ka investuar shumë në trajnimin e aktorëve kryesorë për zbatimin e këtyre dhe ligjeve të tjera të rëndësishme të dizajnuara për të përmirësuar jetën e qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Koja përmendi edhe monitorimin e çështjeve gjyqësore nga Misioni ODBE-së, të cilat kanë rëndësi të madhe kombëtare. Sipas saj, monitoruesit në bazë të vëzhgimit të tyre kanë dhënë një sërë rekomandimesh se si të përmirësohet sistemi gjyqësor gj[ e cila do të jetë e një rëndësie të veçant për vendin./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share