VMRO-DPMNE: Në Maqedoni shitet qumësht ”kancerogjen”?!

AUV: QUMËSHTI ME AFLATOKSIN KTHEHET NË SERBI!

Më 21 shtator në Maqedoni janë importuar mbi 20 ton qumësht nga Serbia, me afat përdorimi deri më 3 shkurt 2024 dhe I njëjti është lëshuar në qarkullim edhe pse është detektuar amflatoksin M1 mbi nivelin e lejuar maksimal. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE-ja duke kërkuar përgjegjësi nga kompetentët.

“Kush dhe pse ka lejuar që qumështi ku është detektuar amflatoksin M1, nga Serbia të lejohet për përdorim në Maqedoni. Sa janë sasitë e qumështit të importuar që kanë përfunduar nëpër marketet e vendit dhe nëse Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka vepruar sipas gjetjeve të testimit” – tha Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Përhapje e pabazë paniku nga VMRO-DPMNE-ja dhe shqetësime për qytetarët – thonë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, duke shtuar se qumështi I dyshimtë kthehet në Serbi.

“Qytetarët të jenë të qetë, qumësht “kancerogjen” me aflatoksin me origjinë nga Serbia, nuk ka nëpër raftet e marketeve. Sot, në pajtim me eksportuesin, nga kufiri kthehet në Serbi konform procedurave të definuara ligjore” – thonë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se që të mos ketë spekulime, në fuqi nga dhjetori I vitit të kaluar është vendimi për masa sigurie gjatë importit të qumështit, prodhimeve të qumështit dhe ushqimit për kafshët.

Sipas Agjencisë, mostrat merren nëpër vendkalimet kufitare dhe se dërgesat nuk vehen në qarkullim derisa nuk merren rezultatet e duhura të testimeve. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share