VMRO-DPMNE me akuza për LSDM-në dhe BDI-në

Mickoski: Tenderë të dyshimtë për thëngjill, do të ketë përgjegjësi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Histrjan Mickoski akuzoi LSDM-në dhe BDI-në se pasi erdhën në pushtet , është zvogëluar intensiteti i gërmimeve për thëngjill, ndërkohë që financat e shfrytëzuara për një qëllim të tillë kanë qenë gjithnjë e më të larta. Akuzat e Mickoskit nuk përfunduan këtu, ai akuzoi qeverinë aktuale se që kur erdhën në pushtet filluan edhe me importin e thëngjillit me cilësi të dyshimtë. Sipas tij, një tender për blerjen e qymyrit të importuar për një vit prej afër 100 milionë euro, është shpallur së fundmi  dhe atë shumë duhet ta marrin disa kompani të njohura.

Krahas këtij tenderi të madh, është edhe një tender epik, i cili zgjat 18 muaj dhe është rreth 2 miliardë e 400 milionë denarë, pra rreth 40 milionë euro plus TVSH, që do të thotë rreth 46-47 milionë euro, që e fitoi një kompani e njohur dhe ne si parti patëm shumë konferenca për shtyp për këtë krim epik. Tashmë janë 150 milionë euro tenderë që duhet të përfundojnë para zgjedhjeve për të cilët dyshohet se po paguhen komisione avansore prej 20% dhe ka dyshime dhe informacione të bazuara se 10 përqindëshi i  parë do të paguhet tani, ndërsa pjesa e dyte në maj-qershor kur do të largohet kjo qeveri e LSD-së dhe BDI-së, që të përgatiten bukur me valixhet e tyre dhe mendojnë se kështu do të shpëtojnë dhe do të ikin dhe mendojnë se askush nuk do të mbajë përgjegjësi”, është shprehur Hristijan Mickoski i VMRO-së.

Mickoski tha se për 38 ditë do të fillojë fushata presidenciale, ndërsa për 52 ditë fushata parlamentare dhe për afërsisht më pak se 4 muaj do të ketë Qeveria të re e formuar nga VMRO-DPMNE-ja, e atëherë drejtorët që vendosën t’u shërbejnë atyre pak politikanëve që tani janë pjesë e kryesisë së LSD-së, se do të përgjigjen nga i pari tek i fundit për atë që po bëjnë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share