VMRO-DPMNE: MASH-i harxhon mjete të bankës botërore

MBI 600 MIJË EURO PËR LIBRA TË PËRKOHSHËM

Mbi 600 mijë euro janë harxhuar për materiale të përkohshme për filloristët që ndjekin mësimin sipas konceptit të ri. Mjetet janë siguruar përmes huamarrjes nga Banka Botërore, që duhet të kthehen. Sipas paralajmërimeve të kompetentëve, librat e rinj duhet të jenë gati deri në fund të këtij ose muajit të ardhshëm.

Projekti I Bankës Botërore me vlerë 21.5 milion euro e nënshkruar nga Ministria e Arsimit në vitin 2020 shfrytëzohet për qëllime krejtësisht tjera, akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, fokusi I mjeteve duhet të zbatohet për zhvillim afatgjatë të arsimit, kurse MASH-i këto mjete I redestinon për shtypjen e librave të përkohshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nxënësi në 100 faqe ka përmbajtje që tashmë janë ekzistuese, libra të vitit të kaluar. Janë materiale për të cilët autorët kanë marrë mjetet dhe materiale me të cilët autorët e njëjtë edhe këtë vit kanë konkuruar dhe sërish do t`u paguhet. Një punë që paguhet dy herë. Fitim I pastër që si rezultat ka arsimin e shkatëruar” – deklaroi Marija Miteva.

Ndryshe, vendi përmes huamarrjes nga Banka Botërore ka ndarë 640 mijë euro për 75.000 libra të përkohshëm për nxënësit e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pestë, për shkak se më 1 Shtator nuk ishin gati librat shkollor. Paratë për librat e përkohshëm janë marrë nga projekti I miratuar vitin e kaluar nga Banka Botërore për përmirësimin e kushteve në arsimin fillor në periudhë prej pesë viteve. Bëhet fjalë për huamarjje që peshon 21.5 milion euro që duhet t`i kthejmë në 11 vitet e ardhshme, me grejs-periudhë prej tre viteve. /KlanMacedonia/

https://youtu.be/Gb_bbE_WF48

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share