Sillej në mënyrë agresive ndaj prindërve, ndalohet 43 vjeçari nga Tetova

Dje në mbrëmje (11-gusht) rreth orës 22:35, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçarin O.S. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga prindërit e tij se po sillej në mënyrë agresive ndaj tyre.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share