VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI ta pranojnë modelin kroat të Kushtetutës

“TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE”

U bëjmë thirrje LSDM-së dhe BDI-së, si evropianë të vetshpallur, si subjekte politike që angazhohen për frontin evropian, t`i pranojnë ndryshimet kushtetuese sipas shembullit të një vendi anëtar të BE-së. Oferta sërish vjen nga VMRO-DPMNE-ja, të cilët thonë se me modelin kroat, Maqedonia do të jetë shteti i një populli dhe pakicave që jetojnë në të apo sic thonë karakteri kombëtar do ta tejkalonte atë multietnik, njofton KlanM.

“VMRO-DPMNE në drejtim të interpretimit të gjerë të kushtetutës dhe karakterit detajues kërkon që nëse pranohet modeli Maqedonia nga shteti multietnik të bëhet shtet kombëtar, atëherë të futen të gjitha pakicat konform Regjistrimit të fundit të popullsisë” – tha Marija Miteva.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pyetjes nëse VMRO-DPMNE-ja do të ketë përfaqësues në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese dhe nëse oferta për ndryshimin e Kushtetutës sipas modelit kroat do të thotë se tashmë kjo parti ëhstë pjesë e këtij procesi, zëdhënësja Miteva, sic njofton KlanM, iu përgjigj me thirrjen drejtuar LSDM-së dhe BDI-së nëse pranojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe nëse pajtohen me modelin kroat.

“Le të thonë nëse pranojnë zgjedhjet e parakohshme dhe nëse pajtohen me propozimin kroat. Dhe, të përsëris, oferta për ndryshimin e kushtetutës ipas modelit kroat do të thotë se Maqedonia do të jetë shtet kombëtar edhe në letër edhe në praktikë, e jo sikurse deri tani, shtet qytetar në letër, kurse federal në praktikë” – deklaroi Miteva.

Sipas VMRO-DPMNE-së, nëse zbatohet modeli kroat, Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut do të ishte;

“Republika e Maqedonisë vendoset si shtet kombëtar i popullit Maqedonas dhe shtet i pjesëtarëve të pakicave kombëtare: Shqiptarë, Turq, Romë, Vlleh, Boshnjakë etj, që janë shtetas të vendit, ku u garantohen të drejtat e njëjta me popullin Maqedonas dhe realizimin e të drejtave kombëtare, konform normave demokratike të OKB-së” – propozimi i VMRO-DPMNE-së.

Me këtë, sic percjell KlanM, preambula aktuale do të pësonte ndryshime të mëdha, pasi në të thuhet;

“Qytetarë të Republikës së Maqedonisë, popullit Maqedonas, pjesë të popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerëve” /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share