Mexhiti: Mbështesim Korridorin 8, por mos të vjen puna si projekti i Artanit dhe Bujarit – rruga Shkup – Bllacë

Në një konferencë për media i ashtuquajturi ‘Grup i Zjarrit’ të cilët edhe zyrtarisht do të quhen si Fraksion i BDI-së, thonë se e mbështesin ndërtimin e Korridorit 8 por shpresojnë që mos të vjen puna si rruga Shkup-Bllacë, siç e quajti Mexhiti projekt i Bujarit dhe Artanit.

”Në parim si çdo qytetarë tjetër edhe ne si fraksion e mbështesim Korridorin 8 fuqishëm sepse vlersojmë se ky Korridor është në interes të zhvillimit ekonomik, turistik, lëvizjes së lirë të qytetarëve. Por ne duam ti shohim gjërat më realisht, urojmë që ky projekt të mos ndodh si projekti i Artanit dhe Bujarit e kam fjalën për rrugën Shkup-Bllacë” – tha Izet Mexhiti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share