VMRO-DPMNE: Kriza energjetike për interesa partiake të LSDM-së

“ÇMIMI ENORM I RRYMËS MBYLL 5.500 SUBJEKTE JURIDIKE”

LSDM-ja dhe Kovaçevski përmes Drejtorit të ELEM-it, paralajmëruan rritje të re të cmimit të rrymës – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, derisa Kryeministër është Kovaçevski, cmimi I rrymës është rritur dy herë, kurse rritja e fundit është për 18% e më se 100%.

“Pikërisht çmimi enorm i rrymës elektrike është një nga shkaqet kryesore që nga Regjistri Qendror, për vetëm 8 muaj në vitin 2022, janë fshirë mbi 5.500 subjekte juridike. Maqedonia është në kolaps energjetik dhe ekonomik, kurse fajtorët e vetëm për këtë situatë janë LSDM-ja dhe Qeveria e Kovaçevskit”, deklaruan nga VMRO_DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga opozita maqedonase nuk ndalen me kaq. Sipas tyre derisa gjysmë milionë qytetarë jetojnë të urritur, 500 mijë mbijetojnë me 150 denarë në ditë, Kovacevski dhe Zeçeviqi derdhin para pa dhimbje.

“Kovacevski dhe Zeceviqi përpiqen që me para ta kompensojnë mbështetjen nga populli, të vetëdijshëm se nuk e kanë, se Maqedonia zhytet në kriza, kurse fajtorë është LSDM-ja”,deklaroi Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.

Shkas për këtë reagim të opozitës maqedonase ka qenë festa gjatë fitores së kandidatit të LSDM-së në zgjedhjet e 20 Gushtit në Mavrovë dhe Rostushë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share