Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare jugore. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale, vetëtimë dhe erë të fortë. Sidomos në zonat lindore dhe juglindore proceset do të jenë më intensive dhe në formë stuhie afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme, vetëtima të shpeshta dhe erë të përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa ato të ditës nga 24 deri në 30 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare, nga fundi i ditës dhe në mbrëmje do të ketë kushte për paraqitje të jostabilitetit me paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm të përcjellë me vetëtimë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë, informon DPHM-ja dhe rekomandon që në rast të shkarkimeve elektrike të bëhet kujdes dhe të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share