VMRO-DPMNE: Kovaçevski ka votuar ”Pro” rrugës ”Adem Demaçi”!

“PENDAROVSKI MBRON LSDM-në”

VMRO-DPMNE ka prezantuar pjesë të procesverbaleve të seancave qeveritare nga Marsi i vitit 2021, ku pretendojnë se Qeveria ka dhënë “dritë jeshile” që Qyteti i Shkupit, që atë kohë udhëhiqej nga Petre Shilegovi, të riemërojë rrugë, ura dhe objekte, njofton KlanM.

Opozita përmend seancat e 50 dhe 51 qeveritare, ku sipas tyre, I pranishëm ka qenë edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në atë kohë Zv/Ministër për Financa.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kjo është informacioni nga ueb-faqja e Qytetit të Shkupit që faktikisht paralajmëron propozimin e Shilegovit dhe Qytetit të Shkupit ku qëndrojnë emrat e rinj të rrugëve ku do të gjenden “Bekim Fehmiu”, “Ibrahim Rugova”, “Adem Demaçi” dhe “Nënë Tereza”. Kjo është lista ku si propozim i 142 kalon ndryshimi I emrit të rrugës nga “Brigada e Dytë Maqedonase” në “Adem Demaçi” – tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE, sic njofton KlanM, kanë komentuar edhe kërkesën e Presidentit Stevo Pendarovski për inspektime dhe sqarime gjatë riemërimit të rrugëve.

“Stevo Pendarovski edhe një herë tregoi se është turp për pozitën që ushtron, vepron në mënyrë paushalle dhe i dezinformuar, me urdhër për të mbrojtur LSDM-në. Presim që pyetjet e njëjta t`ia drejtojë LSDM-së” – tha Stoilkovski.

LSDM-ja, sic percjell KlanM, vazhdon të insistojë se organizatorët e vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair dhe Tetovë, janë partnerët joformal të Mickoskit. Sipas tyre, kreu I opozitës maqedonase, ende nuk ka dënuar mosintonimin e himnit kombëtar, mos vendosjen e flamurit e as që është prononcuar për provokimet.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share