VMRO-DPMNE: Kovaçevski dhe DPHM-ja nuk e parandaluan motin e lig

VMRO-DPMNE: KOVAÇEVSKI DHE DPHM-ja NUK E PARANDALUAN MOTIN E LIG

“PËRGJEGJËSI PËR MARRËVESHJEN JOFUNKSIONALE PËR PARANDALIMIN E MOTIT TË LIG”

VMRO-DPMNE-ja thotë se që nga viti 2020, cdo vit, Qeveria përmes Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike paguan mbi 1 milion euro për shërbimet e parandalimit nga ajri të motit të lig dhe kushteve të pavolitshme klimatike. Nga opozita kanë publikuar edhe një marrëveshje, ku sic thonë, është nënshkruar mes Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike dhe Aeroklubin – Shkup duke drejtuar akuza se nëse respektohej marrëveshja do të parandaloheshin pasojat nga moti I lig, raporton Klan M.

“Kovaçevski dhe DPHM-ja të përgjigjen nëse qendrat e tyre të radarit kanë detektuar motin e lig dhe nëse e kanë njoftuar bartësin e furnizimive për intervenim nga ajri, me qëllim që të parandalohet katastrofa e djeshme në Shkup? Nëse jo, presim dorëheqjen e menjëhershme të Drejtorit të DPHM-së dhe Kovacevskit. Nëse është njoftuar dhe nuk është vepruar, Prokuroria Publike menjëherë duhet të hap procedurë” – deklaroi Cvetan Tripunovski, VMRO-DPMNE.

Marrëveshja, sipas VMRO-DPMNE-së, thotë se Aeroklub – Shkup, para fillimit të sezonit kundër breshërit, duhet të instalojë aggregate dhe aparate UPS në Qendrat Gjurishtë dhe Topollçan që radarët të punojnë pandërprerë, kurse njëkohësisht avionët të jenë gati për fluturim 1 orë pas njoftimit të kujdestarit nga qendra e radarëve, për paraqitje të mundshme të motit jostabil. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share