VMRO-DPMNE: Këshilli i Prokurorëve me ndërhyrje klasike në akademinë!

REFORMAT NË GJYQËSOR

Këshilli i Prokurorëve Publik, sikurse Këshilli Gjyqësor kanë bërë ndërhyrje klasike në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik. Reagimi vjen nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilëve, Këshilli për Prokuror Publik në vend që për anëtar të Këshillit Drejtues të Akademisë të emërojë Prokuror Publik, ka emëruar anëtar të saj duke shkelur ligjet për parandalimin e korrupsionit. Nga VMRO-DPMNE gishtin e drejtojnë tek Kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publik, Dushica Dimitrieska.

“Dushica Dimitrieska, krahas që është Kryetare e Këshillit të Prokurorëve është në lidhje të ngushtë me LSDM-në. E bija e saj, Ema Neshkoska është anëtare e Këshillit të Komunës së Gostivarit nga rradhët e LSDM-së, kurse ishte kandidate për deputete nga partia e njëjtë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këshilli i Prokurorëve Publik sikurse Këshilli Gjyqësor vazhdojnë të punojnë për rrënimin e gjyqësorit dhe imazhit tek qytetarët.

I bëjmë thirrje Këshillit të Prokurorëve Publik ta tërheq propozimin për KD-në e Akademisë. Në të kundërtën në mënyrë kolektive shkel ligjin, për të cilën duhet të ketë përgjegjësi”  – tha Lefkov. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share