VMRO-DPMNE kërkon amnisti për ngjarjet e 27 prillit 2017

NË KUVEND DORËZOHET PROPOZIMLIGJI PËR AMNISTI

Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së, sic njofton KlanM, në Kuvend dorëzoi Propozimligjin për amnisti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 Prillit 2017. Sic ka sqaruar koordinatori i Grupit Parlamentar të kësaj partie, ky ligj është si rezultat i nismës dhe angazhimit të përbashkët të avokatëve Janaki Mitreski dhe Dragan Peshevski dhe gjithë VMRO-DPMNE-së me koalicionin.

“Është shumë e rëndësishme të përmendet se kjo është vazhdimësi e ligjit paraprak për amnisti I miratuar në Dhjetor 2018, por me një përmirësim të madh dhe thelbësor, e kjo është tejkalimi I selektivitetit dhe drejtësisë selective që dilet nga ligji I miratuar më 2018” – tha Nikola Micevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Me këtë ligj, sipas Miceskit, do të përfshihen, pa përjashtime, të gjithë dënuarit për ngjarjet e 27 Prillit 2017.

Sipas tij, avokatëve u është dhënë mbështetje që dy procese të shkojnë paralelisht, respektivisht, sic njofton KlanM, të pritet vendimi I Gjykatës Supreme sipas kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshmë të aktvendimit dhe të miratohet ligji për amnisti.

Për lëndën e parë që ka të bëjë me të “enjten e përgjakshme” në 2017, sic njofton KlanM, ishin akuzuar 33 persona, prej të cilëve, në prag të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me ligjin për amnisti u falën 15 persona, në mesin e të cilëve edhe pesë deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Për 16 të dënuar për “terrorizëm” gjykata solli vendimin për 188 vite burg. Lënda e dytë kishte të bënte me organizatorët e dhunës në kuvend më 2021 që përfundoi me aktvendime me gjithsejt 25 vite burg. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share