VMRO-DPMNE: Java e dytë dhe nxënësit ende nuk kanë libra

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nëpërmjet një kumtese për media akuzon Qeverinë për mungesën e librave, duke thënë se pushteti ka “gjymtuar” tërë gjeneratat. Nga VMRO-DPMNE thonë se çdo vit me LSDM dhe BDI në pushtet nuk ka tekste edhe pas disa muajsh.

“Në vend që nxënësit të përdorin librat si material për të mësuar ato përdorin skripta, si ishte shembull vitin e kaluar. Gjërat bazë që qeveria duhet t’i sigurojë në arsim si tekstet shkollore dhe certifikatat e LSDM-së dhe BDI-së janë bërë luks”.

“Është e paqartë se çka bën qeveria gjatë gjithë vitit, disa vite me radhë, dhe se si dikur i mungonte koha kur duhet të ishin gati tekstet shkollore. Me LSDM dhe BDI arsimi po shembet dita-ditës, duhen ndryshime, gabimet dhe lëshimet që bëjnë janë katastrofike për Maqedoninë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share