VMRO-DPMNE-ja mund të tërhiqet nga KSHZ-ja?!

MICKOSKI: NËSE NUK I JEPET ANËTARI OPOZITËS SHQIPTARE MUND TË LARGOHEMI

VMRO-DPMNE do të shqyrtojë tërheqjen e përfaqësuesve të vet nga Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nëse pushteti nuk ia jep anëtarin e saj opozitës Shqiptare. Kështu ka deklaruar lideri i partisë, Hristijan Mickoski. Ai theksoi se ende pa filluar zgjedhjet po vërehet se “dikush tenton që të kemi proces zgjedhor të paligjshëm dhe jolegjitim”.

“Me dhunë do të sillen dhe do ti bëjnë obstruksione punës së KSHZ-së. E definuara qartë opozita në bllokun shqiptar, nuk mund të nominojë anëtar në suaza të KSHZ-së. Më duhet ta pranoj, nëse vazhdojnë të sillen kështu, ende po konsultohem me bashkëpunëtorët, por mendoj që nuk ka çka kërkon as VMRO-DPMNE në punën e KSHZ-së. Atëherë le të realizojnë zgjedhje BDI, Ali Ahmeti, Zeçeviq, Mariçiq, Kovaçevski, Spasovski, dhe të shohim në çfarë do të ngjajnë ata zgjedhje”  – tha Mickoski. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share