VMRO-DPMNE: Drejtori i ri i ASK-së i implikuar në disa raste

KOVAÇEVSKI: TË HETOHEN POHIMET E OPOZITËS

Shërbimet që kryejnë hetime duhet të kontrollojnë nëse Drejtori i ri I Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Miloshevski ka qenë I implikuar në rastet “Onishçenko”, “Lagja e Trimave” dhe “27 Prilli – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pas pohimeve të këtilla nga VMRO-DPMNE-ja.

Opozita thotë se Zarko Miloshevski ka qenë Kryeshef në Njësinë për Luftë kundër ekstremizmit n ëish Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, në kohën e ngjarjeve të 27 Prillit.

VMRO-DPMNE-ja thotë se Miloshevski ka qenë nënshkruesi I dokumentit me të cilin iu mundësua shtetësia për ukrainasin Oleksandr Onishçenko, që gjendet në listën e zezë amerikane.

Gjithashtu, sipas VMRO-DPMNE-së, ka qenë edhe Ndihmës/Drejtor në Agjencinë për Siguri Kombëtare kur 215 kriminelë të rajonit dhe botës ishin pajisur me pasaporta të vendit.

VMRO-DPMNE-ja thotë se Miloshevski si Kryeshef I Njësisë për Ekstremizëm, në vitin 2015, gjatë aksionit policor në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë nuk ka dhënë vlerësime të sakta për grupin që u përball me forcat e sigurisë.

Më 14 Dhjetor, Qeveria emëroi Zarko Milloshevskin për Drejtor të ri të Agjencisë për Siguri Kombëtare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share