VMRO-DPMNE: BDI menaxhon shtetin – LSDM: Talati zgjedhje e duhur!

Xhaferi: Në detyrën e re me përgjegjësi të njëjtë sikurse në postin e kryeparlamentarit!

Kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka konsideruar nder dhe respekt nominimin nga organet partiake për Kryeministër Shqiptar, njofton KlanM.

Në një prononcim për mediat ai tha se detyrës së re do t`i përgjigjet me përgjegjësi dhe përkushtim, sikurse ushtrimit të funksionit Kryetar i Kuvendit.

“Në çdo moment që besoj me përgjegjësi më të madhe do të pergjigjem ndaj detyrës së re e cila më është besuar dhe shpresoj që do të realizohen pritshmëritë e qytetarëve për kryerjen e këtij instuticioni me përkushtimin më të madh të mundshëm, në të vërtetë sikur që me përkushtim kam kryer edhe detyrat paraprake të besuara nga organet partiake në veçanti nga qytetarët e Republikes së Maqedonisë së Veriut”, tha Talat Xhaferi, kandidat për kryeministër teknik.

Me emërimin e Talat Xhaferit për Kryeministër Teknik, Maqedonisë i ndodh BDI-izimi i plotë, reagojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Sic percjell KlanM komunikatwn e VMRO-DPMNE-sw, Kovaçevski vetëm për të mbijetuar disa muaj, është gati t`u bëjë lëshime BDI-së dhe Ali Ahmetit në dëm të popullit maqedonas.

“Xhaferi ose Komandant Forina në vitin 2001 dezertoi nga Armata e Maqedonisë dhe kalon në UÇK. Opinioni është dëshmitar edhe për shkelje të procedurave parlamentare. LSDM dhe Kovaçevski nuk e pranuan propozimin e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e qeverisë teknike, me qëllim që Talat Xhaferi të bëhet Kryeministër. BDI-ja tërësisht mori menaxhimin me shtetin, për këtë shkak në Maqedoni lulëzon krimi dhe korrupsioni”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Për LSDM, sic njofton KlanM nuk ka dilema. Talat Xhaferi është zgjedhje e duhur. Socialdemokratët për postin e Kryeparlamentarit do ta propozojnë deputetin Jovan Mitreski.

“Po vlerësojmë se Talati është zgjidhje adekuate dhe e mirë. Kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski, për të dielën ka caktuar mbledhje të udhëheqësisë së LSDM-së. Në këtë takim nga ana e Kovaçevskit pritet që Jovan Mitreski të propozohet Kryetar i Kuvendit dhe të konfirmohet nga udhëheqësia dhe Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së”, deklaroi Daniela Markoska, deputete e LSDM-së.

Në mbledhjen e së premtes së Kryesisë Qendrore, siç njofton KlanM, Bashkimi Demokratik për Integrim, vendosi që kandidati për Kryeministër Shqiptar të jetë Kryeparlamentari aktual, Talat Xhaferi.

Mandati i Kryeministrit shqiptar nis në fund të janarit të vitit të ardhshëm./KlanMacedonia

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share