Tetovari i kërkuar nga policia arrestohet në Likovë

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se në rrugën Llojan-Miratoc, gjatë ditës së djeshme është arrestuar një tetovar i cili po kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. I njëjti është dërguar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.

“Me datë 15.12.2022 në ora 16:45 në fshatin Llojan, Komuna e Likovës, në rrugën lokale për fshatin Miratoc, Republika e Serbisë, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB-Shkup e kanë privuar nga liria I.V.(43) nga fshati Bërvenicë i Tetovës.

Ai është i dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg për veprat penale “grabitje” nga neni 237 i Kodit Penal dhe “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim pa leje i armëve ose lëndëve shpërthyese” nga neni 396 i Kodit Penal, ndërsa kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës nga Burgu i Idrizovës për vuajtje të dënimit prej pesë vjet e pesë muaj. Personi është dërguar në burg për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share