VMRO-DPMNE akuzon ish-ministren e Kulturës, Lefkov: Raporti i Bankës tregon qartë se ajo përdorte paratë e shtetit

VMRO- DPMNE-ja  edhe sot ka akuzuar ish Ministren e Kultures se paratë e harxhuara në Londër për çështje personale kanë qenë para të shtetit, thonë se këtë e kanë konfirmuara nga raporti i bankës.

“Bisera Antonieta po gënjen kur thotë se ka blerë valixhe, arush pelushi, geta dhe çorape nga një kartë private. E vërteta është se Bisera Antoineta ka blerë valixhe, arusha, geta dhe çorape me paratë e shtetit”, tha Mile Lefkov, deputet nga rradhet e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO thonë se ish Ministrja bleu gjësende me para të shtetit. Ku më datë 26.10.2023 Bisera Antoineta ka blerë një valixhe Samsonite për 219 paund.

“Ky është raporti mujor për kartëvizitën Visa në pronësi të Ministrisë së Kulturës, e lëshuar në emër të Bisera Antoineta. Nga ky raport shihet qartë se më 26.10.2023 Bisera Antoineta ka blerë një valixhe Samsonite për 219 paund me para publike nga karta e shtetit. Ky raport tregon qartë se Bisera Antoineta shpenzoi 89 £ në Gift Galore London, ku bleu si arushin pelushi ashtu edhe topin e futbollit”, tha Mile Lefkov.

Nga ana tjetër, ish ministrja e Kulturës, Bisera Konstandinovksa Stojçevska thotë se nëse konstatohet një parregullsi e tillë ajo do ta pranoj gabimin dhe paratë do të kthehen menjëherë. Nëse jo, sipas saj, falsifikimi i VMRO-së do të marrë padi dhe do të konfirmohet edhe një herë si dezinformues dhe manipulues i popullit maqedonas. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share