Golob: Ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e familjes europiane

Maqedonia e Veriut është pjesë e Europës, gjithmonë ka qenë pjesë e Europës dhe tani është koha që të bëhet pjesë e familjes euorpiane, kështu deklaroi sot kryeministri i Sllovenisë pas takimit me Kovaçevskin.

“Mënyra e vetme për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor është afrimi drejt Bashkimit Europian, nuk ka tjetër mundësi, për këtë Ballkani Perëndimorë duhet të bëhet pjesë e BE-së. Kjo është mënyra e vetme për stabilizim. Sllovenia për këtë do të mundohet, jo vetëm me ndihmë teknike, por me mbështetje politike në këtë rrugë”, tha mes tjerash kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share