Kanioni i Matkës përplot me vizitorë të huaj (Video)

VIZITORË TË HUAJ DHE TË VENDIT STËRMBUSHUR KANIONIN E MATKËS

Kanioni i Matkës vijon të jetë destinacion numër një edhe këtë sezon për shumë tursitë të huaj që vizitojnë Maqedoninë e Veriut e veçanarisht kryeqytetin. Storjen e kësaj fundjave nga kanioni i matkës e sjell Avni Tahiri.

Kanioni i Matkës i pushtuar sot nga vizitore të huaj dhe të vendit. E në këto temperatura të larta vizitorë nga Anglia kishin zgjedhur këtë vend turistik për tu freskuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

–         Ishte shumë mirë, shkuam deri tek shpella me anie dhe u kthyem dhe tani po shkojmë në shtëpi, ishte një ditë e mirë.

–         Nga jeni?

–         Nga Anglia

–         Kam miq që kanë qenë më parë dhe ata me rekomanduan të shkoja në Shqipëri dhe më pas doja thjesht të vizitoja një vend tjetër aty pranë dhe ishte ndalesa tjetër këtu, ishte zgjedhja e lehtë.

E përveç turistëve nga Britania e Madhe kishte edhe vizitore nga Turqia që ishin për here të parë në këtë vend.

“Në jemi në pushime dhe jemi nga Turqia dhe erdhëm që të vizitojmë këtë vend dhe ishte vërtet mahnitës, është hera e parë që jemi këtu, vetëm para pesë minutash erdhëm, erdhëm nga Kosova dhe do të qëndrojmë një ditë këtu dhe më pas do të vazhdojmë pushimin.”

“Sot është ditë vikendi dhe temperaturat shënojnë mbi 38 gradë celsius, qytetarët e huaj dhe të vendit kishin zgjedhur kanionin e Matkës vendin e tyre për tu freskuar.

Edhe pse shumë rrëmuje në trafik dhe për të arritur deri tek vend freskimi u deshën mbi 30 minuta nga vendi i parkimit të veturës, aty ishin edhe forcat e rendit për të zgjedhur këtë çështje.

Ndryshe Kanioni i Matkës është veni që më së shumti vizitohet nga turistet e huaj gjatë sezonit të verës. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share