PLANI OPERATIV PËR ZGJEDHJET?!
VMRO-DPMNE AKUZA PËR FALSIFIKIM TË DOKUMENTEVE – PENDAROVSKI FTON PTHP-në TA HETOJË RASTIN!
VMRO-DPMNE pretendon se pas skemës për falsifikimin e dokumenteve janë keqpërdorur institucionet shtetërore. Opozita maqedonase gishtin e drejton tek Drejtori I Agjencisë për Kundërzbulim Erold Musliu, Presidenti aktual Pendarovski dhe zyrtarin e lartë të LSDM-së Mile Zeçeviq.
“Pjesë e kësaj është Asaf Eisin i grupit izraelit Tal Hanan që ka hetime për falsifikime dhe implikime në zgjedhje nëpër botë. Të rikujtojmë se Pendarovski tha se Asaf punon për LSDM-në, kurse LSDM-ja mohoi. Ndërmjetës është Mile Zeçeviq, kurse miratuesit dhe furnitorët kryesor janë Pendarovski dhe Erold Musliu” – tha Naum Stoilkovski.
Shtabi I kandidatit presidencial, Stevo Pendarovski, ashpër ka përgënjeshtruar pohimet e VMRO-DPMNE-së.
“Sipas mediave të vendit, VMRO-DPMNE suke mos patur ofertë reale politike, kanë planifikuar aktivitete të jashtëligjshme zgjedhore përmes krijimit të lajmeve të rreme, keqpërdorimin e servisit publit, presione ndaj administratës publike ose me fjalë të tjera, praktikimin e veseve të vjetra të partisë që me vite kishte robëruar vendin. Lidhur me këtë aferë, presim që Prokuroria Publike t`i shqyrtojë këto pohime që janë publikuar në media, kurse për gënjeshtrat e sotme të VMRO-DPMNE-së, do të pasojë padia për shpifje” – shtabi i Stevo Pendarovskit.
Nga LSDM kanë potencuar se skandali me anketat e rreme të planit operativ të VMRO-DPMNE-së, me implikimin e televizionit shtetëror, komunat nën ombrellën e kësaj partie, hapin një dimension tjetër të keqpërdorimit.
“Në dokumentet e DPMNE-së në mesin e personave të ngarkuar për votues të paparëcaktuar, sigurimin e listës zgjedhore përmendet Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski. Bëhet fjalë për vepër potenciale penale, që kërcënon të damkos nisjen e procesit zgjedhor” – thonë nga LSDM.
Ndryshe, disa media publikuan edhe informacione për një operacion aktiv të VMRO-DPMNE-së, me qëllim të prezantimit të anketave të rreme për të manipuluar opinionin.