Ndryshimet Kushtetuese: Grupi i punës nesër mban mbledhjen e parë konstituive

MITREVSKA PËR AKUZAT E VMRO-SË: NDJEKJA E ZGJEDHJEVE NË RUSI KA QENË NË KUADËR TË STUDIMEVE

Grupi punues i cili duhet të përgatisë iniciativën për nevojën e ndryshimeve kushtetuese nesër do të mbajë mbledhjen e parë.

Nga Ministria e Drejtësisë konfirmuan për Klan M se, gjatë seancës së nesërme zgjidhet kryetari, zëvendëskryetari i grupit punues dhe do të përcaktohet metodologjia dhe mënyra e punës. Profesoresha e të drejtës kushtetuese, Jagoda Mitrevska, që është njëra ndër ekspertet e pavarura që do të merr pjesë në këtë grup, deklaroi për Klan M se, në kuadër të grupit punues do të bëhen analiza të karakterit shkencor, nga sistemi politike juridiko-kushtetues, të organizimit të tërësishëm të shtetit dhe të nxirret ajo që është më e mirë për vendin. Ajo porositë partitë politike të mbajnë qëndrimet e tyre jashtë këtij grupi.

“Si grup ekspertësh, mendoj se duhet të ndërtojmë mendime të ndryshme, ky është qëndrimi im, për këtë jemi thirrur. Shpresoj se do të ketë sukses, se do të unifikohen të gjitha partitë politike. Kjo nuk varet prej nesh, ne jemi thirrur vetëm të japim kontribut, për ndryshe ndryshimet kushtetuese do të votohen sipas ligjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe populli do të vendos përmes deputetëve të popullit” – tha Jagoda Mitrevska.

Në lidhje me akuzat e VMRO – DPMNE-së ndaj Mitrevskës se është simpatizante e Putinit, ajo tha se qëndrimi i saj në Moskë ka qenë në kuadër të studimeve të saja, ku ka bërë hulumtime dhe ka ndjekur proceset zgjedhore në Rusi.

“Me mentorin tim, kemi bërë hulumtimi për disertacionin tim të doktoraturës. do të thotë i kemi ndjekur proceset zgjedhore në partitë. Kështu që, i kemi ndjekur po ashtu edhe partitë ruse dhe partitë maqedonase. a do të thotë se, unë nëse kam qenë në partinë rusia e bashkuar, e zbatojë politikën e putinit!? Në procesin e globalizmit çdo kush ka të drejtë të studiojë aty ku dëshiron. Partitë politike le të ndërtojnë qëndrime të veta, unë nuk jam emëruar nga asnjë parti politike. Politikisht, nuk është korrekte të më akuzojnë se unë e zbatojë politikën e Putinit”  – tha Jagoda Mitrevska.

Grupi punues ka gjithsej 23 anëtarë, prej të cilëve 10 janë ekspertë, 10 propozime të partive politike dhe 3 janë nga institucionet. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, ndërsa Ministria e Drejtësisë është trupi përgjegjës për përgatitjen e propozim iniciativës. Pasi të përgatiten ndryshimet, propozimi do t’i kalojë të gjitha trupat punues në kuadër të Kuvendit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share