VMRO-DPMNE: 300 mijë euro para nga buxheti për pagën e drejtorit të bordit drejtues të Telekomit

LSDM: KRYESORI NDËR PARAZITËT E VËRTETË ËSHTË HRISTIJAN MICKOSKI

VMRO DPMNE vazhdoi publikimin e emrave të zyrtarëve në ndëmrarjet shtërore që po marrin paga të majme nga buxheti i shtetit. Nga kjo partië akuzuan drejtorin e bordit drejtues të Telekom që vjen nga LSDM, Zoran Kitanov  se për një mandat ka marrë 300 mijë euro pagë, para që paguhen nga taksapaguesit.

”Për çfarë vlerash morale flet Kaevski, kur lideri i tij Kovaçevski ishte drejtor dhjetëvjeçar në Telekom, ku pagat shkojnë deri në 7 mijë euro. A e ka pyetur Kaevskin sa ka marrë Kovaçevski nga Telekomi, ku shteti i emëron anëtarët e bordit të drejtorëve dhe ku e ka shteti pronësinë?” – tha Ivica Tomovski, VMRO-DPMNE.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i LSDM-së. Nga kjo parti thonë se i pari dhe kryesori ndër parazitët e vërtetë të opozitës është Hristijan Mickoski.

“Si drejtori më i pasuksesshëm dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve të ish-AD ELEM, vetëm për dhjetë muaj, në periudhën nga shtatori 2016 deri në gusht 2017, nga buxheti ka inkasuar mbi 1,9 milionë denarë ose mbi 31.000 euro. Ai si këshilltar i Nikolla Gruevskit dhe Emil Dimitrievit për energji në periudhën nga prilli 2015 deri në tetor 2016 ka marrë tarifë prej 1100 euro çdo muaj ose për angazhimin e përgjithshëm Mickoski ka marrë rreth 50 mijë euro para nga qytetarët” – tha Darko Kaevski, LSDM.

Nga LSDM shtuan se e gjithë kjo po ndodh në periudhën kur çmimi i energjisë elektrike u rrit 100 për qind pa pasur asnjë lloj krize globale, në një periudhë kur nuk u ndërtua asnjë kapacitet serioz energjetik, thonë se parazitët e vërtetë që me vite të tëra marrin të ardhura të mëdha mujore nga paratë publike në shpinën e qytetarëve janë funksionar nga rradhët e VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share