“Vllaznimi Cup 2023”, turneu ndërkombëtar në Durrës – Maqedonia përfaqësohet me “Istikballsport” nga Tetova

Durrësi – kryeqyteti i fëmijëve nga gjithë Ballkani

Shoqata Vllaznimi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, organizon Turneun e 18-te ndërkombëtar “Vllaznimi Cup 2023″ për grup mosha, duke filluar nga U9 deri U17, si dhe për vajzat pa kufi moshe.

Në këtë turne nën moton “Të ndryshëm por të barabartë” është ndryshe nga edicionet e kaluara, pasi pos që po marin pjesë ekipe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi, ajo ka tubuar skuadra edhe nga Turqia, Italia dhe vende të ndryshme. Ky turne ka filluar nga data 25 qershor dhe do të zgjasë deri më 5 korrik, e cila ka tubuar mbi 70 ekipe.

Skuadra e drejtuar nga profesorët Habil Livoreka dhe Meriton Halili, të cilët janë edhe përfaqësuesi i vetëm nga Maqedonia në këtë manifestim perj 18 anëtarësh U15, është përbërë nga talentët të cilët kanë arritur suksese nëpër gara të ndryshme në nivele shkollore, emra të cilët kanë regjistruar sukses historik për shkollën fillore “Istikball” nga Tetova.

Ky turne luhet nëpër grupe, me çrast dy ekipe më të mira kualifikohen më tej. Qëllimi i këtij manifestimi është që këta fëmijë të përfitojnë, ekperiencë, sfida ekipore ndërkombëtare, socializim, argëtim, të shrpehin talentin e tyre pasi do të ketë edhe skaut nga vende të ndryshëme jo vetëm të rajonit por edhe më gjërë.

Turneu ndërkombëtar i futbollit për grup-moshat e reja “Vllaznimi Cup 2023” është spektakolar, pasi qyteti i Durrësit për këto 10 ditë aq sa do të zgjasë ky turne është kryeqyteti i fëmijëve nga gjithë Ballkani, me moton ‘Të ndryshëm por të barabartë”.

Të gjitha skuadrat që po marin pjesë në edicionin e 18-të, pos aktivitetve sportive, ata do të marin pjesë edhe në aktivitete tjera kuturore-sportive.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share