Bujare Abazi dhe Abidin Abduli përfaqësues të ASH-së, tënë emër të koalicionit VLEN kanë dorëzuar padi penale kundër Petar Bogojevskit partnerit të tyrë të koalicioit qeveritar për gjuhën e uurejtjes që ai përdorë kundër shqiptarëve në rrjetet sociale.
Abduli kërkoi që herave tjera, PTHP të mos pres denoncime por të reagojë sipas detyrës zyrtare.
“Me këto veprime ai ka bërë shkelje të ligjit edhe atë të dënueshme në bazë të kodit penal neni 319-të dhe neni 394. Shpresojmë se në të ardhmen Prokuroria Publike këto vepra do ti procesuojë vet, në bazë të detyrës zyrtare sepse janë publike dhe të dëmshme mbijetesën e përbashkët këtu në RMV”, tha Abduli.
Padisë së VLEN, Bogojevski ju përgjigj me kundër padi ndaj shqiptarëve dhe krimeve sic ai i quan shoviniste ndaj popullit maqedonas. Thotë se VLEN nuk mund të kërkojë që VMRO-ja ta largojë atë nga koalicioni dhe tha se është partner vetëm me VMRO-në dhe jo me VLEN-in.
Bogoevski konsideron se fjalori që ai pëedror nuk është ofendues. Ndërkohë që nuk prezicoi se kundër kujt konkretishtë i ka dorëzuar padit në prokurori.
“Në lidhje me emrat, ta lëmë që prokuroria të procesuojë dhe të mos ti bjerë kjo se ne po gjykojmë tash dikë para se të bëhet procedura gjyqësore.Është njëjtë sikur të më padisin se i quaj “VLEN”. Fjala “shiptar” dhe “albanec” për gjuhën maqedase është e njëjtë. Kur qytetarit i drejtohem me fjalën “Shiptar” i drejtohem në gjuhën e tij amtare. VLEN mund të kërkojë “përjashtim’ nga shtëpitë e tyre, marëdhënijet mes VMRO-së dhe Konceptit Maqedonas janë punë e jona”, ka deklaruar Bogojeski.
Ndryshe për gjuhën e përdorur nga Bogojevski kanë reaguar edhe partitë e Frontit Europian. Thonë se kjo është turp për VLEN-in dhe se ata tashmë janë shndërruar në servil të VMRO-së.