Vjeshtë në Prill – rreshje dëbore në viset malore

METEREOLOGËT: PËR PRANVERËN E VËRTETË, ENDE DUHET TË PRESIM

Depërtimi I ajrit të ftohtë nga veriu ndikoi që në viset malore veriperëndimore të vendit reshjet e shiut të kalojnë në reshje të dëborës, ku në lartësitë mbidetare prej 1.400 metra është formuar shtresë e re dëbore, percjell KlanM.

Në për rrjete sociale janë shpërndarë pamje nga Kodra e Diellit, ku pronarë të objekteve hotelerike thonë se ka rënë 10 deri 20 centrimetra borë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shtresë dëbore është formuar edhe në fshatrat e Malësisë së Tetovës.

Reshjet e shiut që kapluan vendin tone, sic njofton KlanM, ndikuan edhe në dëmtimin e infrastrukturës rrugore, madje edhe në rrugët ku duhej të kalonte Presidentja e Kosovës.

Metereologët thonë për festat e Majit, më 1 dhe 2 Maj pritet mot jostabil me paraqitje lokale të reshjeve të shiut dhe bubullimave në orët e pasditës.

Edhe në javën e parë të majit, sic njofton KlanM, metereologët presin temperature nën mesataren që do të thotë se do të mbretërojë mot më I ftohtë. Sipas tyre, për motin e vërtetë pranveror ende duhet të pritet. 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share