60-vjeçarja, Mimoza Paja ka mbetur viktimë si pasojë e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal të “Don Boskos” në Tiranë.
Paja punonte banakiere në lokalin që u bë shënjestër e atentatit, ndërkohë gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se 60-vjeçarja që u vra aksidentalisht kishte 10 ditë që kishte filluar punë në këtë lokal.
Fatjon Murati ka qenë me masë sigurie “arrest shtëpie”, ndërkohë që ditën e djeshme oficerët kanë bërë kontrollin në banesën e tij dhe e kanë gjetur në shtëpi. Në atë moment ai ka firmosur procedurën që ndodhej aty, por sipas gazetarit Bajraktaraj, Murati më pas është larguar drejt Kosovës e më pas në Turqi.
Fation Murati është një personazh i njohur i botës së krimit.
Si pasojë e atentatit mbetën të plagosur Sahit Murati, 50 vjeç, (xhaxhai i Fation Muratit), Astrit Meraj 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli 55 vjeçar, si dhe u dëmtua një e mitur 10-vjeçare, të cilët paraqiten jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al