Kurti takon ambasadorin finlandez, flasin për zhvillimet në vend dhe rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot takim me Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Siç thuhet në një komunikatë për media, ata biseduan për zhvillimet në vend dhe rajon, dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet ambasadës finlandeze dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe.

“Në shërbim të thellimit të tyre, sidomos të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, kryeministri Kurti mirëpriti iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë”, thuhet tutje në komunikatë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ai gjithashtu e përgëzoi ambasadorin Nissinen dhe shtetin e Finlandës, me rastin e ratifikimit të aplikacionit për anëtarësim të Finlandës nga të gjitha 30 shtetet e NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i saj në NATO i kontribuon paqes dhe sigurisë në Evropë.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share