VIDHEN KAPAKAT E PUSETAVE NË BOJANË, KOPANICË DHE RAHÇE
Në fshatrat e Komunës së Sarajit Kopanicë, Bojanë dhe Rashçe janë vjedhur kapakat e puestave. Dy javë nga vjedhja pusetat rijnë të hapura duke mos u ndërmarë masa, banorët ankohen për rezik.
Këto janë pamje në Fshatin Kopanicë, ku u vodhen kapakat e pusetave,
U bënë gati dy javë nga ku pusetat mbeten në ketë gjendje, e për t i ikur rrezikut banorët të cilët kalojnë nga këto rrugë si në këmbë ashtu edhe me veturë, për tju shmangur rezikut vendosën gjëra të ndryshme për ti mbuluar ata.
“Rezik është për çdo banorë që kalon nga kjo rrugë sepse është rezik, kapakët kanë qenë në vend i ka vendosur komuna e këto tani i kanë vjedhur. Ne i kemi vendosur që të mos bije ndonjë njeri sepse shkojnë njerëzit herët në xhami, fëmijët shkojnë në shkollë”, tha një banor nga Kopanica.
“Po diku shtatë ose tetë i kanë marë, atje dy edhe atje dy katër edhe tre andej nga ana tjetër. Plot rezik është me vetur mund që të biesh poshtë por edhe ndonjë plak mund të bije, reziku është i madhë”, tha banori nga Kopanica.
Banorët e fshatit Kopanicë thonë që rreziku mbetet të jetë i madh, por presin rregullimin e këtij problemi, siç thonë ata nga Komuna e Sarajit erdhen vetëm për t i fotografur e nga ajo ditë ende nuk është arritur asnjë zgjidhje.
“Vallahi reziku është shumë i madh, kalojnë fëmijë por edhe për veturat por edhe për më pleqtë sepse në jaci shkojnë në xhami është natë është rrezik i madh, komuna nuk merr masa aspak kanë ardhur vetem i kanë fotografuar këto ishin edhe policia qajo”, tha banori nga Kopanica.
E në të njejtën periudhë rasti i njejtë ndodhi edhe në fshatin Bojanë, e sot gjendja ishte e njejtë.
Duke mos e lënë me aq, vjedhësit kishin vazhduar edhe në fshatin Rahçe.
“Ka që një javë këtu lartë nga Kopanica deri në Bojanë. Shumë rezik është, shumë rezik është por ske çfarë të bëjsh nuk mund as ta gjejsh kush i ka vjedhur sepse ato i kanë vjedhur pas mesnate ka ardhur dikush prej jasht ato që meren me ato punë vejdhin shesin. Po i kemi vendosur vet këto që mos t i bjen dikujt goma. Nuk ka ardhur askush deri tani nga komuna duhet të marin masa”, tha një banor nga Rahçe.
Televizoni Klan Maqedoni drejtoj pyetje në komunen e Sarajt për të pyetur se a është duke ndërmarr masat e nevojshme që nëpër këto vendbanime të vendosen kapak të rinjë, por deri në këto çaste nuk kemi marrë përgjigje./tvklan.mk/