VIDEO – 2 të vdekur dhe 4 të lënduar nga aksidenti në Tiranë

Dy gra kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës pasditen e së enjtes, ku një automjet tip Audi është rrëzuar nga mbikalimi i TEG-ut.

Zyrtarisht nga policia bëhet me dije se 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur; K. R. 24 vjeç, A. K. 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K rreth 60 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti tip Audi që drejtohej nga 24-vjeçari K.R. u rrëzua nga mbikalimi dhe ka rënë në aksin e poshtëm mbi kofanon e një tjetër automjeti tip Hyundai. 24-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas dinamikës së policisë, automjeti po udhëtonte nga Unaza Lindore (nga Farka) në drejtim të TEG-ut dhe ka rënë nga mbikalimi.

Në pamje duken edhe barrierat mbrojtëse të shkatërruara nga goditja e automjetit.

Policia sqaron se në automjetin Hyundai që u godit nga mjeti Audi, udhëtonin A. K. 51 vjeç, O.K. 24 dhe Q. K. rreth 60 vjeç, të cilët janë të plagosur.

Shkak i aksidentit të rëndë paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.  Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, ambulanca dhe zjarrfikësja.

VIDEO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share