Vesna Shapkoski: Qytetarët nuk kanë informata të sakta se ku harxhohen paratë që vijnë si ndihma nga jashtë

Në emisionin Klan Debat sonte po diskutohet rreth ndihmave financiare zhvillimore nga jashtë dhe ndikimit të shteteve që i japin këto ndihma, në vendin tonë. CIlat shtete janë partnere e cilat armike të Maqedonisë dhe a mund të bëjnë dallimin mes tyre qytetarët e vendit.

Vesna Shapkoski, doktorante për Marrëdhënie Ndërkombëtare vlerësoi se perceptimi i qytetarëve për shtetet mike apo armike varet nga informacionet që ata i marrin prej institucioneve kompetente dhe kjo ka të bëjë direkt me transparencën e institucioneve shtetërore.

“A kemi informacion të saktë se ku harxhohen ato para dhe si ajo transmetohet nëpër media… Qytetarët nuk kanë informata të sakta dhe të plota për atë se se sa e madhe është ndihma financiare zhvillimore që e pranon Maqedonia e Veriut, në çfarë mënyre ato shpërndahen, për çka dhe në bazë të çfarë kriteresh ato para harxhohen”, tha mes tjerash Shapkoski./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share