Vërshimet në Serbi, evakuohen tre persona

Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, për shkak të pasojave të reshjeve, sot kanë intervenuar në Novi Sad dhe vende të tjera të këtij shteti.

Zjarrfikësit-shpëtues evakuuan dy persona nga çatia e një makine të përmbytur në rrugën Partizanska në Novi Sad.

Sipas njoftimit të MPB-së atje, ata kanë intervenuar në territorin e këtij qyteti, komunës Beoçin, Sremski Karlovqit, Zrenjanin, Shabac, Rumë dhe Valjevë.

Zjarrfikësit kanë evakuuar edhe një person në Koceljevë, ku disa objekte janë përmbytur.

N1 raporton se aktualisht nuk ka persona të rrezikuar, dhe anëtarët e Departamentit për Situata Emergjente janë të angazhuar në pompimin e ujit nga dhomat e bodrumit në disa qytete, transmeton Klan Kosova.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share