Rama: Nuk është shumë e largët koha që shqiptarët më shumë do kthehen sesa do ikin

Kryeministri Edi Rama, ka qenë në një takim me të rinjtë në qytetin e Tropojës, ku është shprehur se koha që shqiptarët më shumë do të kthehen sesa do të ikin, nuk është shumë e largët. Ai shprehet se Shqipëria ofron mundësi për të ndërtuar diçka tënden dhe ka plot njerëz që e bëjnë këtë gjë.

“Unë kurrë nuk ia them askujt që rri këtu se këtu është më mirë se atje. Kudo mund të jetë më mirë, kudo mund të jetë më keq. Kudo mund të bëhet sukses, kudo mund të dështosh. Vetëm një gjë mos bëni gabim, mos llogarisni vetëm të ardhurat atje, llogarisni dhe koston atje.

Aty vërtet ka rroga më të larta, por ka dhe shpenzime shumë më të mëdha. Pastaj gjithsecili është në drejtimin e vet. Koha që shqiptarët më shumë do të kthehen sesa do të ikin, nuk është shumë e largët. Jemi akoma në trendin që më shumë ikim sesa kthehemi, por kemi kthime domethënëse që tregojnë se këtu mundësitë janë. Kush thotë se s’ka mundësi në Shqipëri, nuk thotë të vërtetën ose nuk di të vërtetën. Sigurisht që nëse do të punosh në shtet gjëja mund të jetë e komplikuar, por nëse do që këtu të ndërtosh një gjë tënden është e mundur dhe ka plot që e bëjnë këtë gjë”, ka thënë Rama./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share