Komuna e Tetovës: Të rriten kapacitetet e NJTKZ-së

QYTETARËT: TETOVA FRYMON MË LIRSHËM

Kështu duket objekti i cili u përshi nga zjarri ditën e Hënë në qytettin e Tetovës. Gjithçka e shkrumosur e bërë hi.

Edhe pse u shfaqën dyshime në opinion për cilësinë e ajrit, kompetenët siguruan se nuk ka vend për panik. Por, Komuna e Tetovës ka dërguar kërkesë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të kontrollojë dhe konstatojë se a është funksional stacioni matës i cilësisë së ajrit në Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

E qytetarët e anketuar nga Tv Klan Maqedoni thonë se ajri i cili ishte i ndotur ka filluar të pastrohet.

“Pak është zvogëluar ndotja”

“Nuk vërrehet gjë, mirë është. Dje në mëngjes ndjehej shumë, kurse tash është mirë”

“Sot mirë është, nuk kemi pengesa, ecim. Dje ka qenë shumë e rëndë, ecim pa maska sot”

“Sot është mirë. Nga mëngjesi është ndjerë shumë, ishte vështirë për të marrë frymë, shkaktonte kollitje

“Për momentin ajri është I keq dhe 100% I ndotur dhe është një katastrofë e madhe për popullin”

“Kush ka probleme me shëndetin I pengon, kush është shëndosh mirë është nuk është keq. Para dy ditëve ishte shumë keq, nuk merrej frymë, kundërmonte në plastikë”.

Zjarri në Tetovë, pasojat dhe dëmet, kanë ndikuar që Komuna e Tetovës të angazhojë Inspektoratet përkatëse për të ndjekur nga afër standardet ekologjike të objekteve industrial.

”Të angazhohet Inspektoriati Komunal Tetovë që të përgatis raport për gjithë objektet industriale se cilës kategori i takojnë (çfarë elaborate posedojnë) dhe ku i deponojnë mbetjet industriale; Pronarët pas përfundimit të ekspertizës ligjore në afat sa më të shkurtër të bëjnë sanimin e mbeturinave nga zjarri në baze të standardeve ekologjike” – thonë nga shtabi i krizës Tetovë.

Gjithashtu në Mbledhjen e Shtabit të Krizës është propozuar që të rriten kapacitetet e Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë, si nga numri i të punësuarve poashtu edhe mjeteve të nevojshme, sepse, sic u tha, janë të pamjaftueshme për të mbuluar territorin e 5 komunave përreth. Thirrja i është drejtuar Qeverisë bashkë me kërkesën për kompensim financiar të dëmeve nga përmbytjet, por edhe të ndihmojnë me maqineri për pastrim të rrugëve si dhe mjete për dezinfektimin e të njejtave dhe objekteve të dëmtuara nga vërshimet në Tetovë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share