Vendet e G7 akuzojnë Kinën për ‘shtrëngim ekonomik’

Pekini i kundërpërgjigjet deklaratave të cilat i quan hipokrizi

Në takimin me dyer të mbyllura që u zhvillua në Japoni nga grupi i shtatë ekonomive më të përparuara të botës u diskutua për problemet bankare, sigurinë kibernetike dhe besueshmërinë tek zinxhiri i furnizimeve.

Por ndërsa Ministrat e Financave të vendeve të G7 dhe shefat e bankave qendrore diskutuan mbi mënyrat për të mbrojtur rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare dhe për të parandaluar atë që ata e quajnë “shtrëngim ekonomik” nga Kina.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ata akuzojnë Pekinin se po ndërmerr veprime ndëshkuese ekonomike ndaj partnerëve për të arritur objektivat e saj politike, diçka sipas Pekinit është e pavërtetë.

Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrsë së Jashtme kineze: Nëse ndonjë vend duhet të kritikohet për shtrëngim ekonomik, duhet të jetë SHBA-ja. Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar konceptin e sigurisë kombëtare, duke abuzuar me kontrollet e eksportit dhe duke marrë masa diskriminuese dhe të padrejta kundër kompanive të huaja.

Por Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen solli si shembull të shtrëngimit ekonomik nga Kina atë me Australinë.

Janet Yellen, Sekretarja amerikane e Thesarit: Ka pasur shembuj të shtrëngimit ekonomik nga Kina të vendeve që ndërmarrin veprime, me të cilat Pekini nuk është i kënaqur nga perspektiva gjeopolitike. Vendet e G7 ndajnë një shqetësim të përbashkët lidhur me këtë lloj aktiviteti dhe po përpiqemi të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta luftuar këtë lloj sjelljeje.

Kina e akuzon Uashingtonin se po pengon rritjen e saj si një vend gjithnjë e më i pasur dhe modern, përmes kufizimeve të tregtisë dhe investimeve që Shtetet e Bashkuara thonë se janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë ekonomike amerikane.

Klan News

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share