Vendet baltike do të kufizojnë hyrjen e rusëve

Përjashtime do bëhen për vizita familjare dhe për arsye humanitare

Anëtarët e Bashkimit Evropian, Lituania, Letonia dhe Estonia kanë arritur marrëveshje për të kufizuar hyrjen e qytetarëve rusë që udhëtojnë nga Rusia dhe Bjellorusia.

Të tre vendet baltike pritet ta marrin këtë vendim në mes të Shtatorit. Ministri i jashtëm letonez Edgars Rinkevics tha se përjashtime do të ketë për arsye humanitare dhe familjare si dhe për diplomatë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në dy javët dhe muajt e fundit kalimi i kufirit nga qytetarët rusë me viza Shengen është rritur në mënyrë dramatike. Kjo po bëhet një çështje e sigurisë publike, kjo është gjithashtu një çështje e natyrës morale dhe politike,” tha ai në një konferencë për shtyp në Lituani.

Fluturimet direkte midis Rusisë dhe BE-së janë anuluar pasi Rusia sulmoi Ukrainën në Shkurt, duke lënë pak mundësi për rusët për të udhëtuar në bllok.

Kujtojmë se Gjermania dhe Franca janë kundër ndalimit të vizave turistike për rusët duke thënë se një hap i tillë, i mbrojtur nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, do të ishte jo produktiv.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share