Mënyra si trajtohet emri kushtetues i Repulikës së Maqedonisë së Veriut,dhe tentativa për ndërprjen e koridorit 8 nga ana e kryetarit të VMRO-DPMNE-së paraqesin rrezikun e vetëm për destabilizim të vendit ka deklarauar në një bisedë për KLAN Maqedoni kryetari i Partisë Liberale Ivon Veliçkovski.
Veç kësaj të rrezikshme janë edhe mesazhet që Qeveria aktuale drejton Bullgarisë rreth kontestit mes dy shteteve.
“Nuk mund të flasim për akuza se dikush dëshiron të destabilizojë diçka, kurse VMRO-DPMNE të përpiqet t’i detyrojë të gjitha partitë në opozitë të arsyetojnë situata hipotetike, kurse VMRO-DPMNE nuk përgjigjet se pse e destabilizon jetën politike, institucionet dhe funksionimin e RMV-së. , përmes politikave të saj të qeverisë, veçanërisht në përpjekjen për të ndaluar ndërtimin e korridorit 8. Nuk mund të flasim se duhet të arsyetohen partitë qoftë LSDM, qoftë BDI, qoftë Lëvizja për një republikë të re, qofte ndonjë subjekt tjetër në opozitë, nëse VMRO DPME nuk përgjigjet se pse përfaqësuesit e saj nuk e përdorin emrin e shtetit, emrin kushtetues të Maqedonisë së Veriut, që me të shkelin Marrëveshjen e Prespës, por i dërgojnë edhe mesazhe shumë specifike Bullgarisë”, tha Veliçkovski.
Kryetari i Partisë Liberale shprehet se heshtja e strukturave të sigurisë dhe mos angazhimi i institucioneve të tjera sa I përket deklaratave të kryeministrit së BDI po përgaditë destabilizim të vendit sugjeron se çështja është më shumë politike dhe partiake se sa një kërcnim real i sigurisë.
“Fakti që strukturat e sigurisë kanë heshtur plotësisht për të ashtuquajturën paralajmërim të z. Mickovskit, fakti që e inicoj këtë temë dhe shkoi me pushime dhe fakti që аsnjë institucion tjetër, përveç qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nuk merret me këtë çështje, tregon se është çështje politike, tregon se është çështje partiake dhe se është çështje e retorikës së partive politike. Por ajo që është shumë e rëndësishme është se cili është motivi i VMRO-DPMNE-së për të shkaktuar një situatë të tillë në mes partive politike dhe si do të reflektohet në marrëdhëniet brenda institucioneve”, deklaroi Veliçkovski.
Veliçkovski paralajmëron se çdo përpjekje për të marrë kredi me kushte më të shtrenjta, në krahasim me burimet financiare ekzistuese, është një tjetër formë destabilizimi.
“Nëse flasim për destabilizimin, mund të flasim edhe për destabilizimin e sistemit ekonomik apo atij financiar. Çfarë është tjetër përveç se destabilizimit, marja e parave me kushte më të shtrenjta jashtë atyre burimeve financiare tashmë të disponueshme deri më tani, në Evropë dhe në Bashkimin Evropian dhe në instrumentet monetare ndërkombëtare të disponueshme, ky është një destabilizim”, tha Veliçkovski.
Tema e destabilimit të mundshëm të vendit sipas Velickovskit dëhirohet të imponohet nga qeveria aktuale e kryesuar nga VMRO DPMNE dhe partnerët e saj vetëm për një qëllim, që të mbulojnë dështimet e tyrë gjatë kësaj periudhe të shkurter nga që kanë mar drejtimin e psuhtetit. /tvklan.mk