Osmani – Milkov: Angazhim për dialog të mëtejshëm

“PERSPEKTIVA EVROPIAN E SMAQEDONISË SE VERIUT INTERES I PERBASHKET”

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në një bisedë telefonike rikonfirmuan përkushtimin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe përmbushjen e marrëveshjeve dypalëshe, raporton Klan M.

Duke e uruar për pozitën e kreut të ri teknik të diplomacisë në Sofje, Nikolai Milkov i cili është inauguruar javën e kaluar, ministri Bujar Osmani shprehu gatishmërinë për vazhdimësi të bashkëpunimit, thuhet në njoftimin e zyrës së tij.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Bashkëbiseduesit rikonfirmuan angazhimin e tyre në periudhën e ardhshme për të vazhduar zhvillimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në përputhje me Marrëveshjen e Miqësisë të vitit 2017, si dhe me Protokollin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar. Bashkëbiseduesit e përshëndetën fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, si interes reciprok i të dy vendeve dhe i rajonit” – thonë nga MJP

Nikolaj Milkov, pasi u emërua në qeverinë e re teknike në Sofje, detyrë e së cilës është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 2 tetor, ndër detyrat prioritare, i ka përfshirë edhe marrëdhëniet me Shkupin, për të cilat propozon koordinim fillimisht në institucionet vendase:

”Edhe në këtë drejtim, jemi para përpilimit të një dokumenti ndoshta të shkruar që do të përcaktojë detyrat e institucioneve dhe organizatave të ndryshme, në lidhje me atë që do të bëhet rreth Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. Nevojiten hapa sistematikë për të pritur rezultate të mira” – deklaroi Nikollaj Milkov

Kjo deklaratë në Maqedoni, kryesisht në radhët e opozitës, u interpretua si imponim i një dokumenti të ri nga Sofja, sipas të cilit vendi do të duhet të sillet për të avancuar në negociatat me BE-në. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share