Veles: Zbulohen 23 migrantë – arrestohen dy persona!

FURGONI ME MIGRANTË PËRFUNDON NË NJË KANAL NË VELES

Një furgon përplot me migrant, dje në mbrëmje, duke ikur nga policia ka rënë në një kanal në një nga rrugët kryesore të Velesit.

MPB-ja njofton se për rastin në fjalë janë arrestuar dy persona, një 18-vjecar nga rrethi i Shtipit që ka drejtuar furgonin dhe një moshatar i tij nga Shtipi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në furgon janë gjetur 23 persona – migrant nga Siria, prej të cilëve 10 kanë qenë të mitur.

“Më 29.10.2023 në ora 20:30 në Rr.”8 Shtatori” në Veles, zyrtarë policor të SPB Veles në koordinim me zyrtarë nga Stacioni Policor për mbikqyrje të kufirit “Mihajlovo” kanë privuar nga liria A.I (18) dhe T.J (18) nga Shtipi, për shkak se në furgonin “Ford” me taarga të Shkupit, ishin gjetur 23 migrantë nga Siria, 10 prej të cilëve të mitur” – thonë nga MPB.

Në video-xhirimin e incidentit të publikuar në faqen e Facebookut “Veleshki glasnik” mund të shihen ekipe të shumta policore se si intervenojnë në vendngjarje.

Sipas policisë, vozitësi I furgonit gjatë arrestimit fizikisht ka sulmuar një zyrtar policor.

Ekspertizë në vendngjarje ka bërë policia e Velesit dhe pas dokumentimit të rastit do të ngriten kallëzime përkatëse. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share