Vdes në moshën 34 vjeçare këngëtari amerikan

Reperi dhe aktori i njohur amerikan Aaron Carter është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare. Mediat amerikane raportojnë se i riu u gjet i vdekur në vaskën e shtëpisë së tij. Policia u njoftua përmes një telefonate se 34-vjeçari ishte mbytur në vaskë.

Nuk dihet nëse ngjarja është vrasje, vetëvrasje apo aksidentale. Hetuesit amerikanë të departamentit të vrasjeve janë duke mbledhur prova.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Aaron Carter fitoi famë në fund të viteve ’90, duke hedhur në treg 4 albume muzikore. Albumin e tij të parë ai e publikoi në vitin 1997 kur ishte vetëm 9 vjeç. Carter shiti 1 milion kopje të këtij albumi, ndërsa albumi i dytë trefishoi shitjet.

Aaron Carter kishte shkuar në turne edhe me Backstreet Boys gjatë kulmit të popullaritetit të tyre, pasi vëllai i tij i madh ishte pjesë e grupit.

Vitet e fundit 34-vjeçari ka patur probleme ligjore si dhe ka qenë përdorues i substancave narkotike. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share