Vdes këngëtari pasi u rrëzua në skenë gjatë një performance

Këngatari Haitian Mikaben ka humbur jetën në moshën 41-vjeçare. Ai po performonte në skenë në Accor Arena në Paris, Francë, të shtunën kur ndaloi shfaqjen papritur për t’u larguar nga skena. Më pas thuhet se ai ka rënë në dysheme. Shkaku i vdekjes ende nuk është zbuluar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta sjellë në jetë, ai humbi jetën. Këngëtari emri i vërtetë i të cilit ishte Michael Benjamin u bë i famshëm në vitet 2000 me këngën e tij hit Ou Pati.

Mikaben ka lënë pas gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët e tyre, djalin Gabriel Benjamin dhe vajza Leïa Benjamin.

Gruaja e tij shtatzënë i ka thënë njerëzve në Tëitter të ndalojnë së telefonuari sepse nuk është në gjendje t’i përgjigjet askujt dhe se po përjeton dhimbjen e saj më të madhe. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share