Vdekja e 18 vjeçarit në Tetovë/ Ekspertët: Kontrolloni më shpesh instalimet e ujit dhe rrymës!

Dy ditë më parë policia raportoi se një 18 vjeçar u gjetë pa shenja jete nga motra e tij në banjo pasi kishte shkuar për të bërë dush.

Ai ishte djali i vetëm në familje dhe vdekja e tij tronditi jo vetëm familjen por miqtë dhe të gjithë që e njihnin pasi pas dy ditësh do ta kishte përfunduar shkollën e mesme.

Në redaksinë tonë nga të afërmit vinin informta se 18 vjeçari ka vdekur si pasojë e përçimit të energjisë elektrike nga aparati që ngroh ujin deri tek viktima ndërsa kjo nuk u bë e ditur edhe zyrtarisht.

Por, si mund që rryma të bëhet vdekjeprurëse gjatë dushit?

Mjeshtri I instalimit të ujit, Arsim Idrizi, tani i është futur më thellë procesit të instalimit të ujit dhe tregon me detaje se çfar realisht mund të ndodh dhe pse?

Në fakt, Idrizi nënvizon se duhet kontroll i shpesht për të evituar këtë problematikë ndërsa servisimi dhe kontrollimi i rrjetit të ujësjellësit dhe energjisë elektrike është i patjetërsueshëm veçanërisht në shtëpitë apo banesat që janë të vjetra 30 vite.

Sipas informacioneve të fundit jozyrtare, vetëm në Rajonin e Pollogut për një vit, si pasojë e të njëjtës problematikë, jetën e kan humbur mbi 5 persona ndërsa në Republikën e Maqedonisë së Veriut ky numër shkon mbi 35./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share