Kovaçevski: Do të ndërrohet vetëm ministri i Vetëqeverisjes Lokale

MILEVSKI ENDE NUK KA DORËZUAR DORËHEQJEN NË FORMË ZYRTARE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka përsëritur se nuk do të ketë rikonstruim më të gjerë të Qeverisë, siç përflitet në media kohëve të fundit. I pyetur rreth paralajmërimeve për ndryshime në kabinetin qeveritar, Kovaçevski tha se, bëhet fjalë për ndryshime shumë të vogla, pasi Qeveria punon në kapacitet të plotë dhe realizon programin e saj.

“Unë vlerësoj se, do të jenë shumë të vogla, duke pasur parasysh atë që Qeveria funksionon në kapacitet të plotë dhe kryen detyrat e saja dhe realizon programin. Ua thash, ndryshime do të ketë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, duke pasur parasysh se kemi dorëheqje të ministrit. Nuk ka plan tjetër” – tha Dimitar Kovaçevski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në lidhje me zgjedhjen e ministrit të ri të Vetëqeverisjes Lokale, Kovaçevski tha se fillimisht duhet të dorëzohet dorëheqja е ministrit aktual, Goran Milevskit, pasi ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në formë zyrtare në Kuvend dhe më pas, të zgjedhet ministri i ri në Kuvend, në ndonjërën nga seancat e reja parlamentare.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I RMV 17:10

“Emri do të propozohet atëherë kur do të krijohen kushte në lidhje me atë kur do të mbahet seancë. Ai është vendim i Partisë Liberal Demokrate, ato veç më, siç lexova në media, kanë pasur seancë të këshillit qendror, që të propozojnë ish kryetarin e Qytetit të Shkupit, Risto Penov. Unë jam i lumtur që është propozuar Risto Penov, sepse e konsiderojë si një ndër kryetarët më të suksesshëm, jo vetëm në Shkup, por në përgjithësi në shtet” – tha Kovaçevski.

Nga ana tjetër, edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski ka mohuar se do të largohet nga funksioni i tij. Ai gjatë një emisioni për TV 24, i ka quajtur spekulime informatat se ai do të hiqet nga funksioni i ministrit dhe do të ketë rikonstruim të kabinetit qeveritar.

Kujtojmë se, disa javë më parë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, i cili është nga radhët e Partisë Liberal Demokrate, paralajmëroi dorëheqje nga ky funksion. Në seancën e mbrëmshme, partia shqyrtoi dorëheqjen e Milevskit dhe pranoi propozimin që, Risto Penov të jetë ministër i ri në këtë dikaster. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share