Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut vazhdon grevën e paralajmëruar në sektorin publik përmes së cilës kërkohet rritje lineare e pagave për 2.806 denarë. Sot, siç kanë njoftuar nga LSM-ja, në kuadër të grevës do të organizojnë protestë para Ministrisë së Financave. Lidhja e SIndikatave para Ministrisë së Financave ka vendosur një karrige para këtij institucioni për Ministrin e Financave.
Greva në sektorin publik erdhi si rrjedhoj e mos ndarjes së mjeteve me ribalancin e buxhetit e cila siç thonë nga sindikata ishte premtuar gjatë negociatave me zyrtarë të qeverisë.
Kujtojmë se dje me vendosjen e 21 karigeve bosh para Qeverië, pjesëtarët e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, i dërguan mesazh ekzekutivit që të rrisin pagat në sektorin publik për 2.806 denarë. Sipas Kryetarit të LSM-së, Darko Dimovski problemi mund të zgjidhet përmes amendamenteve në Kuvend ose përmes marrëveshjes kolektive./KLanMacedonia/