Arsovska: Në bazë të cilit projekt vazhdoi rikonstruksioni i sallës Universale dhe pse nuk u raportua me kohë zjarri

Qyteti i Shkupit, si pronar i objektit të Sallës Universale, nuk ishte i informuar për fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rindërtimin e objektit para se të ndodhte zjarri, tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në konferencën e sotme për shtyp dhe pyeti se në bazë të cilit projekt është vazhduar rikonstruksioni i objektit dhe pse zjarri nuk është raportuar me kohë.

Arsovska, duke treguar video pamje nga deklaratat e ministres së Kulturës, nga mbikëqyrja dhe kontraktori i Sallës universale, theksoi se ministrja deklaron se për zjarrin e ka kuptuar para orës 9 dhe se objekti është siguruar. Brigada e zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit, shtoi, informon se zjarri është raportuar nga një kalimtar rasti në orën 09:50, ndërsa zjarrfikësit për 5 minuta gjegjësisht në orën 09:55 kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar shuarjen e zjarrit.

“Pse, nëse ministrja e ka marrë vesh zjarrin para orës 9, nuk e ka denoncuar, pse punëtorët dhe inxhinieri i kompanisë “Universal Balkan” tentonin ta shuanin zjarrin dhe pasi nuk e lokalizojnë dhe e kanë lejuar të përhapet, nuk e kanë raportuar, as kanë kërkuar ndihmë nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ku është raportuar shumë më vonë në orën 09:50 nga një kalimtar rasti”, pyeti Arsovska, përcjell MIA.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo kërkoi shpjegim mbi bazën e deklaratës së kontraktorit se shkak i zjarrit ka qenë një kabllo e vjetër apo një instalim i vjetër dhe në bazë të cilit projekt është vazhduar rikonstruksioni i Sallës Universale.

Ajo theksoi se pas zjarrit të objektit të Sallës Universale janë vërtetuar të gjitha parregullsitë që Qyteti i Shkupit dhe ajo si kryetare kanë pasur mundësinë që në fillim të vitit 2022 t’i shtjellojnë dhe t’ia paraqesin opinionit publik, për të cilat, siç tha ajo, Salla Universale nuk duhet të vazhdojë të ndërtohet sipas projektit ekzistues.

Qyteti i Shkupit, theksoi ajo, është në kërkim të përgjigjeve sipas cilit nen të Ligjit për Prokurim Publik, një prokurim publik i cili përgjithmonë është përfunduar, realizuar dhe arkivuar vitin e kaluar në vitin 2023, mund të riaktivizohet si në këtë rast në vitin 2024, me hyrje të paautorizuar nga një institucion tjetër në profilin e Qytetit të Shkupit.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share